Disa vite më parë, Albion Ademi, shihej si sulmuesi i të ardhmes së përfaqësueses shqiptare. Futbollisti shkëlqeu që në moshë të re në kampionatin finlandez dhe që 17-vjeçar u bë pjesë e grumbullimeve të përfaqësuese Shpresa. Por në vitet e fundit, karriera e lojtarit nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte ai.
Ademi, tashëm 22-vjeçar, u transferua në fundin e vitit 2020 te skuadra e Djugarden në Suedi dhe pritej që atje të bënte hapin e madh në karrierë. Por aktivizimi me pikatore në klubin e ri bëri që ai të mos kishte thuajse asnjëherë mundësinë për të treguar vlerat e tij reale me klubin suedez e kështu, filloi një periudhë e gjatë vuajtjesh, të kaluara më shumë jashtë fushës së lojës sesa si pjesëtar në ndeshje.
Sot, 13 muaj pas golit të fundit, Ademi i ka dhënë fund pritjes dhe ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Djugarden, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore. Sulmuesi shënoi golin e dytë për ekipin e tij në suksesin 3-1 ndaj letonezëve të Meta/LU, me një aksion të shkëlqyer individual e një finalizim mjeshtëror. Një sinjal i qartë se tashmë kërkon të kthehet përsëri protagonist, për të përmbushur sadopak pritshmërinë e madhe që kishte ndaj tij.
https://streamable.com/tzjmea