Sport
Futbollisti serb që luan në Shqipëri me postim skandaloz për luftën në Kosovë, reagon për bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë!
Demokracia
12:44 | 31 Mars 2022

Share:

Pothuajse çdo ditë dëgjojmë frazën se sporti nuk është politikë dhe se politika nuk duhet të përzihet në sport.

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk vlen për futbollistin serb Milan Mirosavljevm, i cili aktivizohet te skuadra shqiptare Partizani i Tiranës.

Lojtari, i cili u afrua në janar me bujë tek të kuqtë ka reaguar në faqen e tij zyrtare në “Instagram” me rastin e përvjetorit të bombardimeve të NATO-s me Serbi.

“Kurrë mos harroni”, shkruhej në postimin e shoqëruar me foto të bombardimeve.

Partizani për çudi nuk ka reaguar edhe zyrtarisht për reagimin e futbollistit në fjalë.

Lufta mes Serbisë dhe Kosovës e vitit 1998-1999 prodhoi shumë viktima, kryesisht shqiptarë të pafajshëm ku përfundoi me bombardimin e forcat e NATO-s mbi Serbinë./Zeri

Të ngjashme