Sport
Futbollisti që i zuri vendin Rashicës është me prejardhje nga Kosova, por s’e pranon që është shqiptar
Demokracia
10:44 | 17 Gusht 2022

Share:

Danel Sinani. Kushdo që lexon dhe dëgjon këtë emër mendon menjëherë: “Ky qenka shqiptar”. Origjinën e ka nga Kosova dhe sulmuesi i Norwich Cityt e pranon edhe vetë, por tregon se nuk ka asnjë lidhje të, pasi ka lindur në Serbi dhe më pas është zhvendosur në Luksemburg.

“Prindërit e mi kanë lindur e janë rritur në Dragash (Sharr) të Kosovës, por unë kam lindur në Beograd, ashtu si vëllai im Dejvid”, nis rrëfimin e tij Daneli, shkruan Lig Sport.

Më tej ai shton: “Është normale që askush nuk më njeh në Shqipëri, sepse nuk jam shqiptar. E di që të gjithë mendojnë se jam shqiptar, por realisht nuk kam asnjë lidhje me Shqipërinë, jam rritur në Serbi e Luksemburg dhe nuk e di gjuhën shqipe. Isha 5 vjeç kur u transferuam familjarisht në Luksemburg, ndaj kam 16 vite këtu dhe natyrisht jam i lidhur ngushtë me këtë vend, aq sa luaj edhe për kombëtaren e këtij vendi”.

Sinani tashmë luan në Norwich City dhe me paraqitjet e tij ia ka zënë vendin sulmuesit kosovar, Milot Rashica. /Demokracia.com

Të ngjashme