Sport
Futbollisti nga Kroacia i bashkohet Llapit 
Demokracia
13:12 | 07 Nëntor 2022

Share:

Skuadra e Llapit ka vendosur që ta rikthejë në skuadër portierin nga Kroacia, Marijan Coric.

Coric u largua nga ekipi llapjan në verë të këtij viti pas dy viteve të kaluara në skuadrën nga Podujeva.

27-vjeçari tashmë do ti bëjë konkurrencë portierit të parë të llapjanëve, Ilir Avdyli, raporton ekskluzivisht Shqip.com.

Coric me Llapin ka arritur që brenda dy viteve ta fitojë dy herë Kupën e Kosovës në futboll.

Ai në karrierën e tij ka luajtur edhe me ekipe si: TEC, NK Uljanik, Palanga, NK Kustosija, NK Istra, Parma e Spezia Calcio.

Llapi që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina në këtë kampionat nuk po mund të arrijë rezultatet që janë pretenduar në fillim derisa pas xhiros së 15-të, skuadra pozicionohet në vendin e gjashtë me 16 pikë të grumbulluara.

Llapi në ndeshjen e fundit të zhvilluar ndaj Ferizajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pësoi humbje me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Në ndeshjen e radhës takohet me Ballkanin në Suharekë.

Të ngjashme