Sport
Futbollisti nga Kosova realizon supergol në Suedi
Demokracia
21:06 | 26 Qershor 2022

Share:

Futbollisti me prejardhje nga Kosova Arian Kabashi, ka shënuar sërish në Suedi.

Ai realizoi gol në ndeshjen kundër Eskilstuna, që ekipi i tij Dalkurd e fitoi me rezultat 3:2.

Kabashi ishte protagonist i golit të parë në minutën e 36-të, ku me një goditje të fortë dhe precize ia shkundi “merimangat” nga rrjeta portierit kundërshtar.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova kështu po vazhdon të shkëlqejë në ligën e dytë të futbollit suedez.

Ky është goli i pestë i tij.

Të ngjashme