Sport
Futbollisti nga Kosova e shënon golin e parë sezonal për klubin e Ibrahimoviqit
Demokracia
12:07 | 08 Gusht 2022

Share:

Veton Berisha e ka nisur me gola edicionin në elitën e futbollit suedez.

Në ndeshjen e dytë për Hammarbyn, futbollisti nga Kosova ka shënuar gol në fitoren 3:30 ndaj Sundsvallit, shkruan Demokracia.com.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 17-të.

Sulmuesi i Norvegjisë realizoi në minutën e 71-të derisa në minutën e 74-t u largua nga loja.

Berisha te Hammarby është transferuar ditë më parë nga Vikingu norvegjez.

Për Vikingun këtë vit kishte shënuar tetë gola në 12 paraqitje. I kishte edhe pesë asistime./Demokracia.com/

Të ngjashme