Sport
Futbollisti legjendar thotë se kjo kombëtare ballkanike është kandidate për kampion bote në Katar
Demokracia
15:16 | 20 Shtator 2022

Share:

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të Bashkimit Evropian të Futbollit (UEFA) dhe ish-përfaqësuesi i famshëm portugez, Luis Figo, tha sot se Kroacia mund të fitojë Botërorin e ardhshëm, i cili do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar.

Figo mbërriti në Kroaci për punë sepse Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është në seancë në Hvar.

“Mendoj se Kroacia është një kandidat potencial për të fituar Kupën e Botës. Keni pasur një shans të madh në kampionatin e kaluar, mendoj se duhet të vazhdoni kështu dhe të përpiqeni të jeni gjithnjë e më mirë si kombëtaret e tjera. Ju keni lojtarë të mëdhenj. Ju uroj suksese në kampionatin e ardhshëm”, ka thënë Figo për televizionin kroat Nova, transmeton Demokracia.com.

Ish-asi i Sportingut, Barcelonës, Realit dhe Interit ka vlerësuar kapitenin kroat Luka Modriq.

“Mendoj se Modriq është një nga lojtarët më të mirë në botë, gjithashtu një nga djemtë më të mirë në botë. Shok i mire. Mendoj se ai meriton më të mirën. Ju duhet të jeni krenarë për të. Nuk e di si arrin të jetë në atë nivel vazhdimisht gjatë gjithë këtyre viteve. I uroj që të vazhdojë të shijojë futbollin dhe të qëndrojë sa më gjatë në këtë nivel”, tha portugezi.

Kroacia është nënkampionia aktuale e botës pasi u mposht nga Franca me rezultat 4:2 në finalen e Botërorit të Rusisë 2018. Në Botërorin e Katarit do të garojnë në Grupin F me Belgjikën, Kanadanë dhe Marokun./Demokracia.com/

Të ngjashme