Sport
Futbollisti kosovar i reagon Kurtit: Edhe qetash që s’na jepni TRUSTIN, nuk di çka të them më
Demokracia
13:48 | 10 Mars 2022

Share:

Jeta e qytetarëve të Kosovës kohëve të fundit është vështirësuar shumë, kjo për shkak të çmimeve shumë të larta, shkruan Demokracia.com.

Jo vetëm nafta, tashmë edhe gjerat esenciale për jetë kanë marrë hov dhe çmimet duken të papërballueshme. Mielli, vaj e gjërat tjera elementare kanë shënuar ngritje pothuaj 200% dhe kjo e ka rënduar tejmase jetën e qytetarëve të vendit tonë.

Futbollisti i njohur kosovar Viktor Kuka, mendon se nëse në këtë moment qeveria nuk reflekton për t’ua lehtësuar këtë situatë qytetarëve, nuk e di kur ajo do të reflektojë.

“Edhe qetash qe sna jepin paret e trustit sdi qa te them me.. ? duam paret tona ??? kush tmunet let ja bon tagg albinit ❤️”, ka shkruar Kukan ë Facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme