Sport
Futbollisti i Zalgiris: Atmosfera tek ne është e mirë, me energji shtesë shkojmë në luftë ndaj Ballkanit
Demokracia
12:30 | 04 Korrik 2022

Share:

Pas ndeshjes ndaj Hegelmann, trajneri i Zalgiris, Vladimir Ceburin, i cili mori fitoren e katërt radhazi në kampionatin lituanez tha se tani duhen të fokusohen për duelin ndaj Ballkanit.

Zalgiris fitoi ndaj Hegelmann me rezultatin 2:1 dhe ekipi lituanez hyn në këtë sfidë me një seri fantastike të rezultateve.

“Fitorja është gjithmonë e rëndësishme dhe e mirë. Tani pret një ndeshje e jashtëzakonshme. Kjo fitore do të shtojë besimin. Ne e dimë se mundemi, jemi përgatitur për të. Fitorja është e rëndësishme”, tha Cheburin për mediat lituaneze.

Ndërkohë, mesfushori Jarusevicius potencoi se atmosfera brenda skuadrës është e mirë.

“Kjo periudhë e fitoreve është e rëndësishme. Emocionet në dhomat e zhveshjes para Evropës është e mirë. Me energji shtesë do të shkojmë në luftë kundër ekipit kosovar”, mendoi Jarusevicius.

Të ngjashme