Sport
Futbollisti i Vllaznisë kishte probleme me zemrën në duelin ndaj Flamurtarit, pas ndeshjes u operua urgjentisht
Demokracia
20:57 | 24 Prill 2022

Share:

Pas ndeshjes së Ligës së Parë mes Vllaznisë dhe Flamurtarit ndodhi një situatë aspak e këndshme, raporton FrontOnline.

Gjegjësisht, futbollisti i Vllaznisë, Alban Rexhepi kishte probleme me zemrën.

FrontOnline nga burime të sigurta mëson se sulmuesi i skuadrës nga Pozherani fillimisht kishte disa komplikime gjatë ndeshjes.

Por, pas ndeshjes, gjërat u përkeqësuan.

Portali mëson se ish-anëtari i Gjilanit u dërgua në spital, me ç’rast edhe u operua urgjentisht në arterien kryesore.

Tashmë, Rexhepi është në gjendje më të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Ndryshe, ndeshja Vllaznia – Flamurtari i takoi vendasve me rezultat 3:2.

Të ngjashme