Sport
Futbollisti i Spanjës bëhet cak i hajnave, i marrin me dhunë një gjë të vlefshme
Demokracia
21:55 | 19 Qershor 2022

Share:

Futbollisti spanjoll, Dani Olmo, i cili kalon pushimet në Valencia, është bërë viktimë e një grabitjeje në mes të rrugës, raportojnë mediat spanjolle.

Grabitësit e kanë pritur lojtarin e Leipzigut dhe skuadrës spanjolle në dalje të një qendre estetike dhe e kanë  sulmuar në rrugë, duke i marrë me dhunë një orë luksoze me vlerë 30 mijë euro.

Vëllai i Dani Olmos, i cili ishte me të në momentin e sulmit, është përpjekur ta parandalonte grabitjen, por u plagos në momentin kur tentoi të parandalonte arratisjen e hajdutëve me një automjet.

Për shkak të plagëve të marrë, është detyruar të kërkojë trajtim mjekësor.

Grabitja me dhunë e lojtarit është raportuar dhe ka ndodhur të premten, pasdite vonë, në mes të rrugës, kur mesfushori spanjoll po largohej me të vëllanë nga qendra estetike./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 02 Qershor 2024