Sport
Futbollisti i ri konfirmon largimin nga Drenica
Demokracia
19:17 | 14 Qershor 2022

Share:

Sulmuesi Egzon Fazliu ka bërë të ditur largimin nga klubi i Drenicës.

Fazliu, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar duke i falënderuar trajnerët që e kanë përkrahur.

“Faleminderit Drenicë për këto 2 vite e gjysmë! Nga sot dua të iu informoj që jam lojtarë i lirë dhe kam ndarë rrugët me klubin e vendlindjes sime. Së pari dua t’i falënderoj trajnerët Fadil Rama dhe Bledar Devollin që besuan në mua edhe pse i ri në moshë, bashkëlojtarët që më kanë përkrahur në çdo formë.

Ai bëri të ditur se në ditët në vijim do të dihet klubi i tij i ri.

“Klubit të Drenicës i uroj suksese në të ardhmen, ndërsa për të ardhmen time gjatë këtyre ditëve do të informoheni”.

Të ngjashme