Ndonëse dukej një lidhje e madhe dashurie, të paktën kështu e kanë prezantuar, lidhja mes mbrojtësit të Real Madridit, Eder Militao dhe Carolina Limas mori fund.
Këtë lajm e ka konfirmuar braziliania atraktive, vetëm pak ditë para lindjes së vajzës së tyre të përbashkët, transmeton Demokracia.com.
“Pasi u ktheve nga udhëtimi, u përpoqa t’i zgjidhja gjërat. Arriti deri aty sa pashë që lidhja e dashurisë nuk do të funksiononte. Vendosa t’i jap fund dhe mendoj se ishte vendimi më i mirë. Ne do të kemi gjithmonë një lidhje dhe kjo është Sesilia, e cila do të jetë prioriteti në jetën tonë. Sido që të jetë, ne duhet të jemi mirë me të”, tha Karolina.
Të dy hynë në një lidhje në prill të vitit të kaluar dhe që nga ai moment rruga futbollistike e Militaos ndryshoi dhe nga një lojtar që ishte në derën e daljes së klubit u bë një lidhje thelbësore e Realit.
Ka marrë titullin dhe Champions League me Madridin, është lojtar standard në kombëtaren braziliane me të cilën do të luajë në Botëror.