Sport
Futbollisti i PSG-së dënohet për sharje ndaj gjyqtarit, pritet deri në katër ndeshje pezullim
Demokracia
09:43 | 03 Mars 2022

Share:

Lojtari i PSG-së, Marco Veratti është suspenduar me një ndeshje për fyerje ndaj gjyqtarit kryesor nga një ndeshje ku skuadra e tij humbi ndaj Nantes.

Veratti, i njohur ndryshe si një lojtar shumë inatçi, e ka marrë këtë pezullim pasi ka shqiptuar një breshëri ofendimesh ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes pas fishkëllimës së fundit dhe kjo u dëgjua në TV.

Për shkak të kësaj, ai mori një ndeshje pezullim, me mundësi për t’u ndëshkuar disa të tjera nëse e përsërit këtë sjellje.

Meqë ra fjala, Veratti deri më tani ka luajtur 368 ndeshje për PSG-në dhe gjatë kësaj kohe ka marrë 115 kartonë të verdhë, si dhe pesë të kuq./Demokracia.com/

Të ngjashme