Sport
Futbollisti i Premierligës del hapur: Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem
Demokracia
15:56 | 06 Tetor 2021

Share:

Vaksinimi i lojtarëve është kthyer në një problem të madh për skuadrat pasi shumica e tyre ende nuk janë të bindur për efektin që mund të ketë vaksina në trupin e tyre.

Megjithëse kanë refuzuar për tu vaksinuar, asnjë prej futbollistëve nuk ka dalë ta pranojë publikisht, përveç sulmuesit të Irlandës, Callum Robinson. 26-vjeçari është prekur ty herë në Covidi qe nga fillimi i pandemisë megjithatë nuk nguron të refuzojë të vaksionhet. I pyetur mbi këtë zgjedhje, Robinson u shpreh:

“Unë nuk jam vaksinuar. Kjo është zgjedhja ime në këtë moment. Është e bezdisshme që jam infektuar dy herë, por nuk jam vaksinuar. Më vonë mund të ndryshoj mendje dhe mund ta bëj, por tani nuk dua të vaksinohem”, u shpreh 26-vjeçari.

Kjo mund t’i kushtojë dhe probleme me karrierën pasi mund të humbasë ndeshjet me kombëtaret, por mund të penalizohet dhe nga klubi i tij West Brom ku aktivizohet momentalisht, pasi në Angli autoritetet i kanë vënë ultimatum skuadrave për vaksinimin e plotë të lojtarëve, përndryshe do të merren masa të ashpra. /Demokracia.com

Të ngjashme