Sport
Futbollisti i njohur i jep lamtumirën Ballkanit
Demokracia
14:57 | 04 Qershor 2022

Share:

Mbrojtësi i njohur Argjend Malaj nuk do të jetë më pjesë e Ballkanit të Suharekës, shkruan Demokracia.com.

Malaj ka konfirmuar sot se i ka ndarë rrugët me skuadrën nga Suhareka me të cilën ishte pjesë e historisë pasi e arriti titullin e kampionit që ishte i pari për këtë skuadër që nga themelimi.

Futbollisti lajmin e ka dhënë përmes Facebookut i cili ka falënduar të gjithë për pritjen shumë të mirë që i kishin bërë sa ishte pjesë e portokallinjve.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Argjend Malajt

Faleminderit @fcballkaniofficial  ??

Ishte kenaqesi te jem pjes e kesaj histore

Faleminderit president @arsimkabashi1

Faleminderit @xhebrailat_1992

Faleminderit stafit teknik

Faleminderit bashk lojtar qe kaluam nje vit qe per ne do jet e shkruajtur gjith historin e suharekes. /Demokracia.com

Të ngjashme