Sport
Futbollisti i Llapit i jep fund beqarisë, ky është urimi nga klubi dhe bashkëlojtarët
Demokracia
17:47 | 19 Gusht 2021

Share:

Qendërmbrojtësi i Llapit, Elvis Prençi i ka dhënë fund beqarisë.

Futbollisti nga Peshkopia së fundmi është fejuar, shkruan Demokracia.com.

Klubi llapjan përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale e ka uruar Prençin për fejesën e tij, ndërsa ka publikuar një fotografi të çiftit.
“Qendërmbrojtësi ynë Elvis Prençi i ka dhënë fund beqarisë. Kryesia e klubit, stafi punues, shtabi teknik dhe bashkëlojtarët i urojnë Elvisit fejesën, jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore. Urime Elvis”, shkruhet në postimin e Llapit.

Elvis Prençi është pjesë “bardhekaltërve” nga Podujeva nga viti 2020, derisa është figurë kyçe në formacionin bazë të trajnerit, Tahir Batatina. /Demokracia.com

Të ngjashme