Sport
Futbollisti i Kosovës realizoi golin e javës në Hungari, portieri u hodh sa për “sy e faqe”
Demokracia
11:30 | 30 Janar 2023

Share:

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm për Ujpestin në portën e skuadrës Honved në Hungari.

Futbollisti e realizoi super-gol nga distanca në minutën e 61-të, kështu duke e barazuar rezultatin në 1:1.


Pastaj në minutën e 75-të, bashkëlojtari i tij, Nemanja Antonov, realizoi golin tjetër dhe e ngriti epërsinë në 2:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja në favor të Ujpest.

Takimi është zhvilluar të dielën në UTE Szusza Ferenc Stadium.

Të ngjashme