Sport
Futbollisti i Kosovës nderohet në fshatin e tij në Anamoravë
Demokracia
17:56 | 03 Korrik 2022

Share:

Futbollisti i ri i Kosovës Donat Rrudhani, ka përjetuar një nder të madh nga bashkëfshatarët e tij.

Në fshatin Roganë të Kamenicës, afër shtëpisë së familjes Rrudhani, është vendosur një pankartë e Donatit, kjo pas paraqitjes shumë të mirë në fanellën e Kosovës.

Në pankartë shkruhet: “Faleminderit që po na bën krenar”.

Kujtojmë se 23-vjeçari debutoi zyrtarisht me Përfaqësuesen A të Kosovës në qershor të këtij viti, në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

Ai luajti kundër Irlandës së Veriut dhe Greqisë.

Të ngjashme