Sport
Futbollisti i Kosovës largohet nga Kombëtarja derisa ajo udhëhiqet nga Challandes
Demokracia
18:22 | 04 Prill 2021

Share:

Ashtu siç ishte paralajmëruar, futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada ka vendosur të largohet, siç e quan ai, përkohësisht nga ekipi i Bernard Challandesit, shkruan Demokracia.com.

Mos aktivizimi në ndeshjet e fundit me Spanjën dhe Suedinë, ka ngjallur pakënaqësi te futbollisti kosovar i cili ka vendosur të mos jetë më pjesë e ekipit derisa ai udhëhiqet nga tekniku zviceran.

Lajmin e ka bërë publik vetë Paqarada përmes një postimi në instagram.

Më poshtë mund ta shihni postimin e leart Paqaradës: /Demokracia.com

Të ngjashme