Sport
Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë infektohet me COVID-19
Demokracia
11:05 | 31 Dhjetor 2021

Share:

Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj dhe dy futbollistë të tjerë të Spezias kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Klubi italian lajmëroi se përveç 24-vjeçarit shqiptar, dhe dy futbollistët tjerë Petko Hristov e Mbala Nzola ishin infektuar, pas tamponeve të bëra në pasditen e së mërkurës. Të gjithë futbollistët janë asimptomatikë e ndodhen të izoluar.

Ndërkohë që grupi do të vazhdojë stërvitjen, pasi duke qenë periudhë pushimesh, mes të infektuarve dhe futbollistëve të tjerë nuk kishte pasur kontakte. Dy seanca stërvitore do të ketë ditën e sotme në qendrën sportive të Folos. /Demokracia.com

Të ngjashme