Sport
Futbollisti i Cytit dhunoi 13 femra, prokurori fundos Mendyn
Demokracia
15:57 | 15 Gusht 2022

Share:

Iu merrte celularët, i detyronte të deheshin ose i mbyllte në dhoma me brava të veçanta. Këto ishin disa nga “taktikat” e Benjamin Mendy, futbollistit francez, pjesë e Manchester City deri në formulimin e akuzave të rënda, dhe mikut të tij Louis Saha Matturie për të konsumuar krimet e supozuara seksuale, për të cilat ata akuzohen dhe tani po gjykohen në “Chester Court”.

“Përndjekja e këtyre 13 femrave nga të pandehurit i bëri grabitqarë, ata ishin të prirur për të kryer krime të rënda seksuale. Veprat që të pandehurit kryen tregojnë një mospërfillje të pashpirt për gratë që ndiqnin.

Në mendjet e tyre, gratë u persekutuan për seks, – sqaroi prokurori gjatë seancës. – Disa gra do të pranonin të bënin seks me Mendy, por jo të gjitha. Kërkesa e Mendy ishte që çdo grua që vinte në adresën e tij të ishte e disponueshme për seks.

Ata e dinin shumë mirë se çfarë po bënin. Gjetja e grave për të bërë seks u kthye si një lojë, pa pyetur nëse ato lëndoheshin ose shqetësoheshin… Sa turp!”

Gjëja më e habitshme është se një nga punët zyrtare të Matturie për Mendy ishte pikërisht ajo, “gjetja e vajzave të reja dhe krijimi i situatave në të cilat ato mund të përdhunoheshin dhe sulmoheshin seksualisht”, – tha prokurori Timothy Cray në deklaratën e ditës së parë të gjyqit. /Demokracia.com

Të ngjashme