Sport
Futbollisti i Barcelonës viziton vendlindjen e tij, bëhet virale fotoja me dhinë e vogël në duar
Demokracia
17:12 | 23 Qershor 2023

Share:

Futbollisti i skuadrës katalunase, Barcelona, Alejandro Balde pushimin e tij është duke e kaluar në vendlindje, Guinea-Bissau në Afrikën Perëndimore.

Mbrojtësi 19-vjeçar gëzoi gjithë familjarët dhe njerëzit në qytetin afrikan, shkruan LIG Sport

Ajo që befasoi më shumë ishte gjesti i lojtarit rrugëve të vendlindjes së tij. Ai mori një dhi të vogël dhe mbante në duar.

Balde lindi në Barcelonë në vitin 2003 nga një nënë që vjen nga Republika Domenikane dhe nga një baba nga Guinea-Bissau.

Kujtojmë që lojtari luan te Kombëtarja e Spanjës, por dashurinë për vendlindjen e prindërve të tij nuk e harron asnjëherë.

19-vjeçari gjatë sezonit që lam pas në La Liga, zhvilloi 33 ndeshje shënoi një gol dhe bëri gjashtë asiste.

Të ngjashme