Sport
Futbollisti i Arbërisë së Dobrajës  ftohet nga Kombëtarja shqiptare
Demokracia
12:10 | 24 Mars 2021

Share:

Talenti i Arbërisë së Dobrajës, Elmir Lekaj është ftuar nga Kombëtarja U21 e Shqipërisë.

Trajneri Alban Bushi i ka dërguar ftesë talentit që luan në Superligën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Arbërisë përmes rrjeteve sociale.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i KF Arbëria

Edhe një futbollist i yni tek kombetarja! Kësaj rradhe bëhet fjalë për futbollistin e klubit tonë Elmir Lekaj , i cili ka marr ftesen për të qenë pjesë e kombetares Shqiptare U21. Lekaj ka qenë pjesë e kombetares edhe në kategoritë U17 dhe U20. Kryesia e klubit, dhe shtabi teknik i Arbërisë, i dëshiron shendet dhe suksese futbollistit Lekaj, duke i kërkuar t’a bëjë më të mirën e tij!. /Demokracia.com

Të ngjashme