Sport
Futbollisti grek thotë se ndeshja ndaj Ballkanit është “jetike” për Sivassporin
Demokracia
15:12 | 05 Tetor 2022

Share:

Mbrojtësi i Sivassporit, Dimitrios Goutas është paraqitur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Ballkanit.

Sivasspori është nikoqir i Ballkanit nesër në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, njoftojnë mediat turke, përcjell Demokracia.com.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Eylul” në Sivas, derisa mbrojtësi i skuadrës nikoqire është deklaruar para ndeshjes.

“Nuk jemi duke bërë mirë në kampionat. Por, mendoj se jemi skuadër shumë e mirë”, tha futbollist grek.

“Ka pika ku duhet të rregullohemi. Mendoj se ndeshja ndaj Ballkanit është jetike”, theksoi Goutas./Demokracia.com/

Të ngjashme