Mesfushori i Kombëtares shqiptare Ylber Ramadani ka qenë vendimtar për ekipin e tij mbrëmjen e sotme.
MTK Budapest ka fituar 1:2 në transfertën e vështirë me Akademia Pushkash.
Futbollisti kuqezi do të shënonte golin e dytë për kryeqytetasit, i cili më pas do të siguronte edhe 3 pikët mjaft të vyera për ta.
MTK kap në kundërsulm kundërshtarin, ndërsa në kontroll të topit në fund vihet pikërisht Ramadani.
I gjendur pranë zonës, mesfushori nuk e mendon dy herë të godasë portën, duke i shënuar kështu një supergol skuadrës që aktualisht mban vendin e parë në kampionatin hungarez. /Demokracia.com