Sport
Futbollisti brazilian bëhet “hor”: Mori topin në mes të fushës, kaloi disa lojtarë dhe portierin, por e “shkretoi” në fund
Demokracia
14:53 | 18 Prill 2022

Share:

Futbollistit brazilian Eduardo Diniz u bë hit në rrjetet sociale, për shkak të huqjes së tij vetë me portën, pavarësisht punës së madhe që kreu nga mesi i fushës duke kaluar rend futbollistët kundërshtarë.

Në finalen e play-off-it të brazilianit Paulista A2, Porugueasa fitoi 2-0 Sao Bento dhe pas 1-1 në ndeshjen e parë arriti objektivin.

Fitorja mund të ishte më bindëse nëse Diniz do të kishte shënuar në kohën shtesë në një mundësi të artë.

Ai bëri gjithçka mirë kur bëhet fjalë për kundërsulm, shkruajnë mediat lokale, përcjell Demokracia.com.

Ai mori një top në qendër të fushës, “peshkoi” disa futbollistë kundërshtarë, më pas kaloi rreth portierit, por në fund kur porta ishte e zbrasur gjuajti mbi portë.

Interesante ishte se ai nuk ishte shumë i mërzitur pas kësaj huqjeje- ndoshta sepse gjithçka dihej tashmë kur ishte fjala për fituesin./Demokracia.com/

Të ngjashme