Sport
Futbollisti Armend Thaqi pritet në Komunën e Obiliqit nga kryetari Xhafer Gashi
Demokracia
17:09 | 08 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DKRS-së, Arba Mirena, gjatë ditës së sotme kanë mirëpritur në një takim, futbollistin e Ballkanit, Armend Thaqi.

“Armendi, është krenaria e gjithë Kosovës, ku me golin e tij në ndeshjen kundër Sivassporit, u rendit si gola më e mirë në UEFA Conference League”, shkruhet në një postim të FC Ballkanit.

Me këtë rast, Kryetari Gashi dhe Drejtoresha Mirena, kanë uruar dhe përgëzuar futbollistin Thaqi, duke i dëshiruar suksese në vazhdimësi.

Për të arriturat, futbollistit Thaqi iu është dhuruar dhuratë simbolike “Këpuca e Artë”.

29-vjeçari në disa ndeshje është ftuar edhe nga Kombëtarja e Kosovës.

Të ngjashme