Sport
Futbollisti afrikan shënoi gol dhe ia dedikoi shokut të tij të ndjerë nga Shqipëria
Demokracia
13:01 | 22 Gusht 2021

Share:

Sulmuesi afrikan, Moussa Marega ka emocionuar pas golit të shënuar me skuadrën e tij, Al-Hilal.

Marega realizoi në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij në Arabinë Saudite, ndërsa golin ia dedikoi një shoku të tij shqiptar, shkruan Demokracia.com.

Pas golit të shënuar, Marega bëri me duar shqiponjën, simbolin shqiptar.

“Goli im i parë dhe fitore e madhe. Ky është për të Ari, shqiponja e Shqipërisë. RIP”, ka shkruar ai në rrjetet sociale. /Demokracia.com

Të ngjashme