Premierliga e Anglisë mbetet njëra nga ligat ë të forta në botë dhe më e dëshiruara për yjet e futbollit, por duket se viteve të fundit është bërë e bezdisshme për lojtarët.
Kjo për shkak të ndeshjeve të shumta, derisa kohëve të fundit është edhe koronavirusi ai që e rrezikon jetën e tyre, derisa drejtuesit e federatës nuk e marrin për konsideratë këtë dhe vazhdojnë tli zhvillojnë garat.
Të enjten Premierliga mbajti takime të ndara me trajnerë dhe lojtarë të klubeve, pas pakënaqësisë me orarin e ngjeshur, veçanërisht gjatë festave të fundvidit, ku edhe numri i të infektuarve me virusin Omicron është rritur, raporton Sky, transmeton Demokracia.com.
Lojtarë dhe anëtarë të shumtë të skuadrës u infektuan, për këtë arsye 12 ndeshje në Premier League janë shtyrë që nga 12 dhjetori, pasi klubet nuk mund të siguronin numrin e duhur të lojtarëve.
Orari i ngjeshur është shkaktuar nga shumë gara të ndryshme dhe do të jetë veçanërisht i komplikuar vitin e ardhshëm, pasi Kupa e Botës do të mbahet në Katar në nëntor dhe dhjetor.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, tha të enjten se ka mundësi që lojtarët të hyjnë në grevë, por mendon se kjo nuk do të ndodhë.
“A duhet të rrinë lojtarët dhe trajnerët e të presin apo kërkeata e tgyre t’i kërkojnë përmes formave tjera. Nuk mendoj se do të ketë grevë, sepse të gjithë duan të luajnë, ne duam që njerëzit të vijnë në stadiumet, por të luash me 31 e 1 janar është e tepërtë.
Gjithashtu, disa trajnerë kërkuan që të rikthehet rregulli i pesë ndryshimeve gjatë ndeshjeve, si dhe të shfuqizohen ndeshjet e revanshit dhe dyfishtë në garat e kupave. /Demokracia.com