Sport
Futbollistët e Gjilanit në mëshirën e fatit, kërkojnë nga FFK-ja t’ju shkëpusin kontratat
Demokracia
20:14 | 04 Janar 2023

Share:

Skuadra e Gjilanit po kalon momente jashtëzakonisht të vështira e bashkë me klubin edhe futbollistët. Që nga largimi i presidentit Florim Zuka, skuadra ka përjetuar krizë të madhe financiare derisa futbollistët kanë gati gjashtë muaj që nuk janë paguar.

Të dëshpëruar më këtë situatë, futbollistët i janë drejtuar FFK-se dhe kanë kërkuar t’ua shkëputin kontratat dhe të mbesin futbollistë të lirë.

Demokracia.com merr vesh se janë një numër i madh i lojtarëve që në dhjetor të vitit të kaluar kanë paraqitur ankesë në FFK për t’ua shkëputur kontratat, por ndonëse ka kaluar 1 muaj nga ankesa e tyre, ende asnjë përgjigje nuk kanë marrë.

Klubet elitare tashmë kanë nisur përgatitjet për stinorin pranveror, derisa edhe i kanë bërë llogarit për përforcime, kështu që futbollistët gjilanas kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë në mënyrë që të mund të bashkohen me klubet e reja në afatin kalimtar të janarit.

Të kujtojmë se kontratën me Gjilanin përmes FIFA-s e kanë shkëputur trajneri Zekirija Ramadani dhe së fundmi edhe lojtari Fabian Beçaj./Demokracia.com/

Të ngjashme