Futbollistët dhe stafi teknik i SC Gjilanit kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për ta festuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Kosova sot shënon 14-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj në vitin 2008, raporton Demokracia.com.
“Kuqebardhët” zgjodhën që të gjithë së bashku në dhomat e zhveshjes së stadiumit të këndojnë këngën “Mora Fjalë” që i dedikohet komandantit legjendar, Adem Jasharit.
Në festë shihet edhe trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi duke kënduar me emocion të madh.
Më poshtë mund ta shini atmosferën festive te Gjilanit./Demokracia.com/