Sport
Futbollistët e Dritës shijojnë qytetin e Rotterdamit, disa orë para ndeshjes me Feyenoordin
Demokracia
13:58 | 29 Korrik 2021

Share:

Ekspedita e nënkampiones së Kosovës, Dritës është duke qëndruar në qytetin e Rotterdamit nga dita e mërkurë.

Drita do të përballet me Feyenoordin në duelin e kthimit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, raporton Demokracia.com.

Andaj, në ditën e ndeshjes kur kanë mbetur edhe disa orë deri në fillimin e saj, disa nga futbollistët gjilanas kanë vendosur të shfrytëzojnë kohën e pushimit në një nga sheshet e këtij qyteti holandez.

Anësori i “bardhekaltërve”, Almir Ajzeraj ka publikuar një fotografi në Instagram.

Krahas me Ajzerajn aty shihen Lum Namani, kapiteni Limani, Betim Haxhimusa e Ilir Blakqori të cilët janë ulur në një nga kafiteritë e qytetit të Rotterdamit.

Feyenoordi dhe Drita përballen sonte me fillim nga ora 20:00. /Demokracia.com

Të ngjashme