Sport
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Kombëtares
Demokracia
14:44 | 22 Janar 2022

Share:

Futbolli shqiptar në zi. Ish-futbollist i Kombëtares shqiptare dhe Partizanit në vitet ’50-’60, Robert Jashari është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ai ishte një ikonë e futbollit shqiptar, ku gjatë karrierës së shkëlqyer ka fituar edhe tre herë titullin e golashënuesit të kampionatit.

Në vitin 1956 ai ka luajtur përkrah emrave legjendarë si Refik Resmja dhe Panajot Pano, në radhët e Partizanit që fitoi çdo trofe të mundshëm.

Robert Jashari njihet edhe si futbollisti shqiptar që shpiku golin akrobatik, teksa ka mbrojtur 7 herë ngjyrat kuqezi, duke shënuar golin e vetëm ndërkombëtar në ndeshjen e Shqipërisë me Irlandën e Veriut. Futbolli i jep lamtumirën një kolosi, i cili i’a kishte dedikuar jetën sportit më të bukur në botë. /Demokracia.com

Të ngjashme