Sport
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Kombëtarës së Shqipërisë
Demokracia
11:43 | 18 Nëntor 2021

Share:

Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve në Kombëtaren e Shqipërisë, Vladimir Ajazi ka vdekur në moshën 69-vjeçare.

I ndjeri vuante nga një sëmundje e cila edhe ia mori jetën, njoftojnë mediat shqiptare, përcjell Demokracia.com.

Ajazi mbrojti për shumë vite portën e Lokomotivës duke u kthyer në ikonë të këtij qyteti të Durrësit.

Gjithashtu Ajazi ishte dhe pjesë e Kombëtares në kohën kur drejtohej nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel në vitet 2002-2006 duke mbajtur detyrën e përgatitësit të portierëve.

Ajazi siç e njihte rrethi i ngushtë shoqëror, lindi në Kukës por u stacionua për vite me radhë në Durrës duke qenë pjesë e skuadrës durrsake të Lokomotivës.

Për vdekjen e Ajazit ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. /Demokracia.com

Të ngjashme