Sport
Futbolli në zi: Talenti i Man Cityt bën vetëvrasje në moshën 18-vjeçare, kjo thuhet të jetë arsyeja
Demokracia
22:26 | 09 Nëntor 2021

Share:

Jeremy Wisten, lojtari i akademisë së Manchester Cityt ka humbur jetën në moshën 18-vjeçare.

Sipas raportimeve nga mediat në Ishull thuhet se i riu bëri vetëvrasje.

Raportohet se Wisten u gjet i vdekur nga nëna e tij në dhomën e gjumit të motrës së tij në Baguley të qytetit të Mançesterit.

Në vitin 2018 ai pësoi një dëmtim që nuk mund ta rikthente përsëri në fushën e lojës dhe kështu djalosh kaloi në depresion pasi futbolli ishte bota për të.

Shumë profesionistë kanë thënë për të se ai ishte një talent dhe një atlet i lindur, nëse fatkeqësia nuk do t’i kishte ndodhur, ai sot do të ishte një nga lojtarët më premtues në botë. /Demokracia.com

Të ngjashme