Sport
Futbolli kthehet në arenë boksi, serbët bëhen “llom” ndërmjet vete
Demokracia
10:16 | 10 Mars 2022

Share:

Skena të tmerrshme dhe të turpshme vijnë nga fusha e futbollit në Serbi. Në vend që të luajnë futboll, të shijojnë golat dhe lëvizjet e bukura, ajo shndërrohet në arenë boksi dhe nuk dihet kush kënd e rrah!

Videoja që ju shfaqim tregon rrëmujën e përgjithshme në fushë, përleshjen mes futbollistëve, skena të vërteta brutale që nuk kanë vend në fushat e futbollit, transmeton Demokracia.com.

Kjo ndeshje fillimisht ishte paraparë të luhej gjatë fundjavës së kaluar, por për shkak të borës u shty. Sipas dëshmitarëve okularë, atmosfera e tensionuar është sponsorizuar nga gjyqtari.

Në fund FC Jedinstvo nga Mali Zvornik u ndëshkua me humbje pikësh dhe fitorja iu dha FC Sloga me rezultatin zyrtar 3:0.  /Demokracia.com

Kliko këtu për ra parë videon.

Të ngjashme