Sport
Futbolli brazilian në zi, portieri 21-vjeçar gjendet i vdekur në shtëpi
Demokracia
18:03 | 21 Shkurt 2023

Share:

Futbolli brazilian mban zi për vdekjen e Jian Kayo, një portier i ri vetëm 21 vjeç, i cili u gjet i pajetë të shtunën mbrëma në shtëpi.

Informacioni u avancua dhe u konfirmua nga Ituano, skuadra e fundit në renditjen e Paulistãos, një klub me të cilin ish-futbollisti ishte bashkuar që nga viti 2021.

“Me pikëllim dhe tronditje të madhe, Ituano FC njofton vdekjen e futbollistit Jian Kayo Gomes Soares. Trupi i tij u gjet i pajetë në shtëpinë e tij natën e së shtunës. Portieri Jian Kayo, i lindur në Parana, ishte 21 vjeç. Ai u bashkua me Ituano U-20 vjeç në 2021 dhe ishte titullar në Campeonato Paulista atë vit, titullar në Copa São Paulo në 2022”.

“Premtues dhe cilësor, ai u promovua në skuadrën e të rriturve për sezonin e 2023. Na vjen keq për këtë humbje të madhe, duke i drejtuar lutjet tona atij, familjes dhe miqve të tij. Ituano FC po ofron të gjithë mbështetjen dhe vëmendjen e nevojshme për familjen, në këtë moment dhimbjeje të thellë. Sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit nga autoritetet dhe familjarët do të japim informacione shtesë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Të ngjashme