Sport
Futboll mes luftimeve me rusët, Ukraina gati të fillojë kampionatin, konfirmimi vjen nga presidenti i Federatës
Demokracia
17:53 | 07 Qershor 2022

Share:

Andriy Pavelko, president i Federatës së Futbollit të Ukrainës konfirmon se në muajin gusht do të rikthehet kampionati vendas.

Sezoni që sapo përfundoi u pezullua për shkak të sulmeve të Rusisë më 24 shkurt dhe kampionati u mbyll para kohe me Shakhtar Donetsk që u shpall kampion.

“Kam folur me presidentin e shtetit, Volodymyr Zelenskyy, se sa i rëndësishëm është futbolli”, tha Pavelko për Associated Press.

“Ne folëm sesi futbolli ka një fuqi shumë të madhe për të ndihmuar njerëzit të mendojnë për të ardhmen, sepse tani njerëzit, natyrisht, nuk janë janë mirë psikologjikisht.

Ai gjithashtu zbuloi se kishte folur me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke marrë mbështetjen e tyre.

Megjithatë duhet përmendur se disa stadium janë dëmtuar nga lufta, ndërsa të tjera janë përdorur për shërbime humanitare./Demokracia.com/

Të ngjashme