Sport
Futboll apo wrestling, lojtari i Premier Ligës përplas keq kundërshtarin
Demokracia
15:20 | 29 Dhjetor 2021

Share:

Joon Sina është një ndër emrat më  të njohur si në fushën e sportit, por dhe jashtë saj. Të shumë janë ata që kopjojnë stilin e mundësit. I fundit ka qenë futbollisti Michael  Antonio.

Sulmuesi i West Hemit u bë protagonist me një ndërhyrje ndaj kundërshtarit të tij. Ky i fundit i kishte zënë rrugën dhe Antonio e përplasi në tokë.

Në një postim në Instagram 31 vjeçari ka hedhur video të këtij momenti me një mbishkrim. “Ndonjëherë duhet thjesht të përballesh me situatat. Nuk mund të më shikosh”, shkruhej në postim.

“Nuk mund të më shikosh”, është fraza standarde e Jon Sinës, me të cilën ai ka bërë për vete miliona njerëz. /Demokracia.com

 

Të ngjashme