ShowBiz
Fustani i princeshë Dianës tejkalon pritshmëritë, shitet për një shifër rekord
Demokracia
10:38 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Një fustan mbrëmjeje, veshur nga princesha e ndjerë Diana, u shit për 1.1 milionë dollar, në një ankand të shtëpisë së Ankandeve Julien, duke vendosur kështu një rekord botëror, për sendet e saj të dala më herët në shitje.

Për herë të parë, Diana e veshi fustanin në formën e një balerine, dizenjuar nga stilisti Zhak Azagury, në Firence në vitin 1985.

Me të njëjtën veshje, Diana u fotografua edhe më vonë atë vit, gjatë një vizite në Vankuver. Fillimisht ishte menduar se fustani mund të shitej mes 100 – 200 mijë dollarë, por shuma 1.1 milionë iu tejkaloi të gjitha pritshmëritë.

Fustani i princeshë Dianës tejkalon pritshmëritë, shitet

Po ashtu, edhe bluza që Diana mbante veshur ditën që pallati mbretëror njoftoi zyrtarisht fejesën me princin Charles, në vitin 1981, u shit për 381 mijë dollarë.

Të ngjashme