Lajme
Fushë Kosovë | Vajza nën ndikim të narkotikëve sulmon fizikisht prindërit e saj
Demokracia
10:09 | 22 Mars 2023

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë gjatë ditës së djeshme rreth orës 7:20 një femër ka sulmuar fizikisht prindërit e saj, ku më pas edhe kanë pranuar tretmanë mjekësor.

E dyshuara ishte përdoruese e narkotikëve, ndërsa rasti është cilësuar si dhunë në familje.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare përdoruese e narkotikëve, i kishte sulmuar fizikisht prindërit e saj. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të PK-së.

Të ngjashme