Lajme
Fushë Kosovë: Një punëtor bie nga 3.5 metra lartësi
Demokracia
09:00 | 09 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një punëtor ka rënë nga lartësia 3.5 metra teksa po punonte në një konstruksion metali në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, përcjell Demokracia.com.

“ASGJËSIM , DËMTIM OSE HEQJE E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNES /Fushë Kosovë 08.05.2022-17:30. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar në një konstruksion metali, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi prej  3.5 metra me ç’rast ka pësuar lëndime . Viktima është duke u trajtuar ne QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së

Sipas policisë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës./Demokracia.com/

Të ngjashme