Lajme
Fushë Kosovë: Ia bleu veturën dhe ia dha vetëm gjysmën e pagesës, arrestohet nga policia
Demokracia
10:35 | 13 Janar 2023

Share:

Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi nuk ia ka kryer gjysmën tjetër të pagesës personin që pati marrëveshje me të për blerje të veturës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate, duke thënë se I dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Demokracia.com.

“F. Kosovë 03.10.2022-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se  me një marrëveshje i kishte shitur veturën të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast nga i njëjti kishte pranuar vetëm një pjesë të shumës dhe me këtë rast nuk e kishte zbatuar marrëveshjen. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit  është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme