Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:30 në Fushë- Kosovë, ku viktima – një mashkull kosovar – është sulmuar nga dy persona të dyshuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit, të cilët kishin kapela në kokë dhe njëri prej tyre ishte i armatosur, e kanë ndalur viktimën dhe i kanë kërkuar paratë që posedonte.
Njëri prej tyre i ka futur dorën në xhep dhe i ka marrë një shumë prej 100 euro, pas çka janë larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet relevante policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.