Sport
Fushë Kosova e Malisheva ndahen me barazim
Demokracia
15:35 | 28 Tetor 2023

Share:

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 11-të në Superligën e Kosovës, mes Fushë Kosovës dhe Malishevës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, ishte i barabartë 0-0.

Pas kësaj ndeshje, Fushë Kosova vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me gjashtë pikë, ndërsa Malisheva ka 13 pikë dhe renditet në pozitën e katërt.

Sonte nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër e javë së 11-të të Superligës së Kosovës, ku Prishtina do të jetë nikoqire e Gjilanit.

Të ngjashme