Lajme
Fushë Kosova e lagjja Kalabria pa ujë të pijshëm deri nesër në mëngjes
Demokracia
23:45 | 17 Maj 2022

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se që nga ora 22:00 e deri nesër në mëngjes Fushë Kosova dhe një pjesë e lagjes Kalabria nuk do të furnizohen me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijes ka ardhur për shkak të mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga NH “Ibër Lepenc”.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se për shkak të mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga NH “Ibër Lepenc” , jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes, për konsumatorët e Fushë Kosovës , një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë dhe po ashtu do të afektohen edhe pikat e larta të shërbimit/ furnizimit me ujë në  Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Demokracia.com/

Të ngjashme