Lajme
Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës mbeten pa ujë të pijshëm
Demokracia
18:47 | 30 Gusht 2022

Share:

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, KRU Prishtina ka bërë të ditur se ka vendosur reduktime të përkohshme me ujë të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit dhe Fushë Kosovë.

Pa ujë të pijshëm në Prishtinë mbeten Kodra e Trimave, lagjja Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, lagjja Çamëria dhe pjesa e Medresesë.

“Furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë pas rregullimit të prishjes nga ana e KEDS/ KOSTT”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme