Lajme
Fushata nis me shkelje
Demokracia
23:32 | 03 Shkurt 2021

Share:

Sot (3 shkurt), ka nisur fusha zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Kosovë nuk lejohen tubime në ambiente të mbyllura me më shumë se 30 persona, si dhe ndalohen të gjitha tubimet që kanë më shumë se 50 pjesëmarrës.

Mirëpo të dyja rregullat janë shkelur me nisje të fushatës zgjedhore më 3 shkurt, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në tubimet e të gjitha partive politike janë parë qindra qytetarë në ambiente të mbyllura e të hapura, të cilët nuk kanë respektuar as distancë, as mbajtje të maskës dhe asnjë udhëzim të institucioneve shëndetësore.

Theksojmë se fushata zgjedhore është vetëm 10 ditë, pra deri më 12 shkurt, pasi që data 13 shkurt është heshtje parazgjedhore.

Të ngjashme