Lajme
Fushata e korrje-shirjeve | Kurti tregon se si karkalecat iknin prej tij
Demokracia
14:38 | 15 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndarë me qytetarët përvojën e tij si drejtues i kombanjës, në nisje të fushatës së korrje-shirjeve.

Ndër të tjera, Kurti ka treguar se duke e drejtuar kombanjën, karkalecat iknin nga ai.

“Shpejt ia mora dorën, me ndihmën e kombanjerit Avni Berisha nga Peja i cili mbrëmë kishte korrur deri vonë në Mamushë. Para nesh në fushën e artë me grurë iknin karkalecat. Pas nesh vinte kombanjeri më i mirë në Kosovë, Skënder Hyseni, me 47 vjet përvojë pune.”, ka shkruar Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Bashkë me Ministrin Faton Peci drejtuam sot kombanjat “John Deer” në korrje-shirjen e grurit në fshatin Suhodoll, 15 minuta larg kryeqytetit. Fermeri Valon Vehapi i kishte marrë 110 hektarë me qera që pas mbjelljes me drithëra po i korr tani.

Shpejt ia mora dorën, me ndihmën e kombanjerit Avni Berisha nga Peja i cili mbrëmë kishte korrur deri vonë në Mamushë. Para nesh në fushën e artë me grurë iknin karkalecat. Pas nesh vinte kombanjeri më i mirë në Kosovë, Skënder Hyseni, me 47 vjet përvojë pune.

Afër 67 mijë hektarë janë mbjellur me grurë sivjet, apo 32% më shumë sesa vjet. 474 euro për hektar është mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apo rritje prej 216% krahasuar me qeveritë e shkuara: 150 euro për sipërfaqe, 150 euro për plehrim, 120 euro për rendimentin (4 tonë për hektar) dhe 54 euro për derivate (heqja e akcizës për naftë). Sipas Prof. Imer Rusinovcit duket që rendimenti këtu do të jetë 6 tonë për hektar, andaj shumës prej 120 euro subvencion do t’i shtohen edhe 60 euro të tjera (nga masa 3 centë për kilogram).

Për bukën tonë në sofrën tonë nga toka jonë!

Të ngjashme